Aktuale Më shumë

Fyerje, kërcënime dhe përhapje e urrejtjes: Arrestohen Ostojiq dhe Leçiq

Prej tvteuta17:12, 24 Prill 2023

Një rast kërcënimi ndaj një figure publike si dhe përhapja e urrejtjes ndëretnike dhe fetare u ka kushtuar shtrenjtë dy personave në fundjavën e kaluar.

Millosh Ostojiq (35), kryetarit të Bordit të Auditimit të “Portit të Tivarit”, iu caktua masa e paraburgimit deri në 72 orë për shkak të publikimeve në rrjetet sociale, në të cilët përdorte gjuhën e fyrjeve dhe urrejtjes ndaj boshnjakëve dhe fesë islame. Publikimet e tija sollën reagimin e subjekteve politike, por jo edhe të krerëve më të lartë të shtetit.

Megjithatë, përgjigja e Policisë ishte e shpejtë dhe ai u arrestua ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë Themelore të Podgoricës. Rasti tjetër ishte kërcënimi ndaj deputetit të PDS, Jevto Erakoviq, i cili në polici lajmëroi fyrjet e kërcënimet e një personi, teksa ndodhej në një pikë karburanti në kryeqytet. Duke vepruar sipas të dhënave që dispononte Erakoviq, policia arrestoi 58 vjeçarin, Zheljko Leçiq, të cilit iu caktua masa e paraburgimit, ndërsa kanë filluar edhe procedurat për verifikimin e rastit, për çka policia ka marrë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë së objektit.

  • 1

    Radio