Aktuale Më shumë

Frontit Demokratik kërkon Qeveri të re

Prej tvteuta17:27, 1 Nëntor 2021

Një nga liderët e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, tha se për shkak të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq , LQ URA dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq, faza e bisedimeve për riformatimin e qeverisë për FD-në ka përfunduar. Ai shtoi se ky grup politik  ka nisur bisedimet për zgjedhjen e një qeverie të re. Mandiq tha se kanë bërë përpjekje të mëdha për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe se ishin të gatshëm të mbështesin ndryshimet në qeverinë e Krivokapiq.  “Nga sot nisim një iniciativë, që është zgjedhja e qeverisë së re dhe do t’u propozojmë partnerëve nga shumica parlamentare, të cilët e zgjodhën qeverinë e mëparshme me 41 vota, të zgjedhin një pushtet të ri ekzekutiv, kryeministrin dhe ministrat”, tha Mandiq. Ai shtoi se do të japin  një vlerësim për punën e atyre që  marrin pjesë në Qeverinë aktuale dhe se në FD prej kohësh janë të pakënaqur me rezultatet. Ai siguroi se në periudhën e ardhshme deputetët e Frontit do të marrin pjesë në votimin e ligjeve të cilat, siç tha ai, janë në interes të qytetarëve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio