Aktuale Më shumë

Forumi i Prespës”, Rama: Nuk mund të presim Evropën, ajo nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

Prej tvteuta10:40, 3 Korrik 2021

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  këtë të premte ka qenë pjesë e “Forumit të Prespës”, bashkë me liderët e tjerë të rajonit. Kreu i qeverisë fjalën e tij në këtë forum e ka nsiur me mos hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku thekson se nuk e kanë në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE. Ndër të tjera ai thotë se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE. Ndërsa në konferencë ai foli edhe për bashkëpunimin midis vendeve të rajonit. Ai theksoi se nuk ka nevojë që të presin BE-në për lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve ai propozoi që të ekzistojë vetëm një sportel në kufij për lehtësim të procedurave dhe bashkërendim të agjendave rajonale.

  • 1

    Radio