Aktuale Më shumë

FMN këshillon implemenitmin me faza të planit “Evropa Tani”

Prej tvteuta18:14, 17 Nëntor 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e këshillon Qeverinë e Malit të Zi të shqyrtojë mundësinë e zbatimit me faza të programit “Evropa Tani”.

Ky fond i mbështet prioritetet e caktuara, por gjithashtu vëren se mund të ketë rreziqe ekonomike që lidhen me reformat. Këto rreziqe mund të zbuten duke marrë në konsideratë një qasje me faza ndaj kësaj pakete përmes hapave të kalibruar me kujdes”, thonë nga FMN.

Megjithatë, Ministri i financave Millojko Spajiq e mborjti planin duke theksuar se Këshilli Social dhe biznesmenët me siguri nuk do të mbështesnin rritjen e akcizave dhe tatimeve, në mënyrë që tatimet në paga të ulen gradualisht dhe të rritet paga minimale. Ai theksoi se synimi parësor i këtij projekti është ndalimi i emigrimit të të rinjve, i cili pritet sapo të reduktohen kufizimet e lëvizjeve në Evropë për shkak të masave për COVID-19, për shkak të të cilave përmirësimi i standardeve të qytetarëve nuk mund të vonohet.

“Frika më e madhe e punëdhënësve është se punëtorët e tyre do të largohen. Shumë njerëz tashmë i kanë këto probleme dhe nuk mund të gjejnë punëtorë me kualifikime të caktuara profesionale. Përfitimet e këtij projekti janë shumë më të larta se rreziqet e mundshme,” tha ndër të tjera Spajiq.

  • 1

    Radio