Sporti Më shumë

Finalja e Europa League

Prej tvteuta18:36, 14 Maj 2016

Finalja e Europa League po tërheq vëmendjen e tifozëve nga mbarë bota. Në 18 maj, në St.Jacob Park të Bazelit, Sevilla dhe Liverpool do të vihen përballë njëra-tjetrës për të diskutuar këtë trofe shumë të rëndësishëm europian.Sevilla është aktualisht skuadra kampione në fuqi e këtij turneu dhe ka rekordin me 4 trofe të fituar. Nëse spanjollët do të mposhtin Liverpoolin, atëherë ata do ta fitojnë Europa League për të tretin vit radhazi.Në krahun tjetër Liverpool ka fituar 3 herë këtë turne, e fundit ishte në vitin 2001. Nëse në mesjavën e ardhshme “të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp do të triumfojnë, atëherë do të barazojë rekordin e Sevillas me 4 tituj. Fakti që një skuadër angleze është në finalen e një turneu europian ka sjellë një rritje të shitjeve të biletave të finales.Sipas kësaj platforme për finalen e këtij viti është rritur edhe çmimi i biletave me 158 përqind në krahasim me mesataren e 4 viteve të fundit, gjë që tregon rritjen e popullaritetit të Europa League.Për finalen e këtij viti, tifozët kanë paguar mesatarisht 550 paund për biletë

  • 1

    Radio