Filluan regjistrimet e filloristëve
Prej tvteuta12:47, 3 Prill 2023
Nga data 3 prill në të gjitha shkollat fillore në Mal të Zi ka filluar regjistrimi i nxënësve për klasën e parë për vitin shkollorë 2023/2024.
Në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj ka të interesuar dhe çdo gjë shkon sipas planit, u shpreh për Televizionin Teuta drejtori i kësaj shkolle Dul Asllani.
Kushtet që duhet të plotësohen për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë janë: Fëmija duhet ti mbush 6 vjet në vitin kalendarik në të cilin i fillon shkollimi, çertifikata e lindjes, vërtetimi i mjekut të zgjedhur dhe psikologut, kurse për fëmijët që nuk janë të lindur në Mal të Zi duhet edhe vërtetimi i nënshtetësisë.