Aktuale Më shumë

Fillon gjyqi i Millosh dhe Vesna Medenicës

Prej tvteuta08:55, 4 Maj 2023

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot duhet të nisë gjykimi i ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, djalit të saj Milloshit dhe të akuzuarve të tjerë.
Fillimi i gjykimit është caktuar për në orën tetë.
Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës kryesore në rastin kundër Medenicës dhe të tjerëve.
Siç thuhet në faqen e Gjykatës së Lartë, media mund të ndjekë rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor vetëm duke ndjekur drejtpërdrejt shqyrtimin gjyqësor brenda kufijve të kapacitetit të sallës së gjyqit.
“Pas përfundimit të të njëjtit, mediat do të njoftohen për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor përmes një njoftimi publik”, ka thënë gjykata.

  • 1

    Radio