Rajoni/Bota Më shumë

Fillojnë çarjet në PAN?

Prej tvteuta09:42, 14 Qershor 2017

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma). Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i. Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni. Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio