Është shpallur tenderi me vlerë 500.000 euro për kryerjen e punimeve të bentit në lumin Buna.
Prej tvteuta11:45, 15 Shkurt 2024
UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave dhe Komunën u Ulqinit, në kuadër të projektit “Menaxhimi integral i rrezikut nga përmbytjet në pellgun e zgjeruar të lumit Drim”, shpall tenderin në vlerë prej 500.000 euro për realizimin e punimeve të bentit në lumin Buna:
- krijimi i argjinaturës në trajektoren Shtodër – Sukobin dhe
- rindërtimi i bentit të gërryer në Gropat – Shtodër.
Sipas parametrave eksperte dhe teknike, pjesa Shtodër – Sukobin është shënuar si zona me rrezikshmëri më të madhe nga përmbytjet dhe propozohet që në këtë zonë të kryhen punimet
Duke pasur parasysh rëndësinë e zbatimit të këtij projekti dhe se projekti është në listën e projekteve infrastrukturore prioritare të Ministrisë së turizmit, ekologjisë, zhvillimit tël qëndrueshëm dhe zhvillimit të Veriut dhe Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, ky projekt u propozua përmes fondeve të BE-së – Instrumenti i asistencës para anëtarësimit – IPA III për periudhën 2021 – 2027.
Shpresojmë që të sigurohen fonde të BE-së për rikonstruksionin e të gjithë sistemit të argjinaturës.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të tenderit: 11 mars 2024
Njoftimin dhe dokumentacionin e tenderit mund ta shkarkoni në: https://procurement-notices.undp.org/view_negotiation.cfm?nego_id=16352&fbclid=IwAR28B-py2TW9fAAYg-ZYeL9PWK-0iBo64Su9T0GNPDRez_ygKLpDC09RpvM