Aktuale Më shumë

Escobar në Mal të Zi, takohet me Gjukanoviq. Korrupisoni i rrënjosur, problem serioz

Prej tvteuta17:18, 10 Nëntor 2021

Zv.ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA për Evroazi dhe Evropë, Gabriel Escobar arriti sot në Mal të Zi, ku do të qëndrojë për vizitë treditore. Me të mbërritur, ai u takua me presidentin Millo Gjukanoviq, pa prezencën e mediave, e as konferencën e zakonshme për shtyp pas takimeve të tilla. Nga presidenca u njoftua se pas takimit do të shpërndahet një deklaratë për media. Ndërkohë, në llogarinë e twitter të ambasadës amerikane në Podgoricë, thuhet se gjatë takimit me Gjukanoviq, Escobar ka shprehur shqetësimin për korrupisonin e rrënjosur në Mal të Zi, dhe inkurajon që vendi të vazhdojë të luaj një rol konstruktiv në përballjen me sfidat rajonale.  Escobar nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit Aleksa Beçiq dhe kryeministrin Krivokapiq, ndërsa të premten me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar në Mal të Zi.

  • 1

    Radio