Aktuale Më shumë

Erozioni në Adë. Mitroviq: Po punojmë për zgjidhje afatgjatë

Prej tvteuta18:34, 11 Nëntor 2021

Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, prof. dr Ratko Mitroviq, drejtor i N.P “Të Mirat Detare”, Mladen Mikijelj, drejtor i “Rivierës së Ulqinit”, Bojan Gjakonoviq dhe ud. Drejtori i Drejtorisë për Ekologji, Dushan Bugarin, vizituan sot punimet për kontrollin e erozionit në Adën e Bunës, të cilët kanë filluar të hënën, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e veprimit urgjent për shkak të stuhive që priten në periudhën e ardhshme dimërore. Punimet përfshijnë ndërtimin e argjinaturave artificiale nga rëra e depozituar, si masë e përkohshme për të mbrojtur Adën nga erozioni, tha ministri Mitroviq.

“Po punohet intensivisht në kuptimin e proceseve që po ndodhin në Adën e Bunës, si dhe në përcaktimin e një zgjidhjeje afatgjatë për rehabilitimin dhe ruajtjen e saj. Tani për tani jemi në gjendje të zbatojmë masa afatshkurtra. që janë të përkohshme dhe deri diku eksperimentale.Pritet që punët e kryera nga kompania e specializuar  të zgjasin nga 7 deri në 10 ditë, dhe se dunat e përkohshme do të mbrojnë objektet në këtë lokalitet nga efektet e dallgëve dhe erozioni i mëtutjeshëm.

Ministri shtoi se punimet po kryhen sipas udhëzimeve të projektit të ekspertëve italianë Cristiano Marasmi dhe Robert Montanari, të cilët janë anagzhuar nga ministria. Mladen Mikijelj, drejtor i “të Mirave Detare”, tha se i beson profesionit dhe se pret që deri në fund të vitit ekspertët italianë të japin mendimin e tyre përfundimtar për zgjidhjet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për erozionin në Adë. Drejtori i “Rivierës së Ulqinit”, Bojan Gjakonoviq, ” tha se po punohet intensivisht në luftimin e erozionit dhe vendosjen e dunave mbrojtëse për të qenë gati për sezonin e ardhshëm turistik.

  • 1

    Radio