Kulturë Më shumë

Eriona Hoti fituese e Star fest

Prej tvteuta13:00, 15 Maj 2015

Përfundoj me sukses mbrëmjen e së dieles Star fest. Kompeticioni I parë I organizuar në Ulqin në zhanret e këngës, aktrimit dhe baletit. Në një natë ku salla e qendrës për kulturë ishte e tejmbushur nga artdashësit për të ndjekur se kush do të ishin talentet triumfuese të këtij organizimi. Këtë show final e ndëroj me pjesmarrjen e tij i ftuari i nderit Zëvendës Ambasadori i Amerikës në Mal të Zi diplomati i parë shqiptaro amerikan Biks Aliu, I cili në fjalën e tij u shpreh shumë entuziast për përgatitjen e fëmijëve, për realizimin e kësaj finaleje dhe se do të jetë i gatshëm të mbështesë çdo inciativë të tillë kur bëhet fjalë për Ulqinin. Mes garës dhe emocioneve përformuan 24 finalistë të cilët të gjithë pa përjashtim u vlersuan me diplomat e mirnjohjes ndërsa vetëm 6 prej tyre arritën të merrnin çmimet kryesore që ishin në aktrim Behar Pali,në këngë Eliza Markiq në balet The girls, çmimi i publikut shkoj për karate club Albulena, çmimi I përformancës për Besartin dhe Dorinën,ndërsa me çmimin e madh të Star Fest juria vlersoj si talentin absulut Erjona Hotin e cila interpretoj me mjaft mjeshtri këngën Suus të Rona Nishliut me të cilën arriti të ishte fituese e Star Fest. Mes lotëve dhe emocioneve ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë fitore që e miratoj dhe i gjithë publiku duke brohoritur emrin e saj. Një spektakël I cili zgjati 3 orë duke mbajtur të mbërthyer një publik të gjërë që e ndoqi nga tv Teuta. Televizioni Teuta me Star Fest arriti të përçojë tek audienca një show që I kishte munguar qytetit por mbi të gjitha na prezantoj me talentët e shumta që ka ky qytet.

  • 1

    Radio