Edi Rama: Shqiptaret e shpetuan dy here Malin e Zi
Prej tvteuta23:01, 3 Prill 2017
Ne kuader te vizites zyrtare ne Mal te Zi, kryeministri I Republikes se Shqiperise, zoteri Edi Rama se bashku me delegacionin shqipatre qendroi ne nje vizite miqesore ne Ulqin me c’rast u takua me perfaqesuesit e larte zyrtare te Komunes se Ulqinit si dhe me perfaqesues te larte te politikes shqiptare.
Ai ne nje interviste ekskluzive per TV Teuta, theksoi se shqiptaret kane marre nje protagonizem shume te rendesishem pasi per te dyten here e shpetuan Malin e Zi, heren e pare kur mbeshteten pavaresine dhe heren e dyte kur mbeshteten koalicionin pro NATO, pro BE, pro Integrime dhe modernizim evropian te Malit te Zi.
Kryeministri Rama vleresoi se shqiptaret ne Mal te Zi kane hyre ne nje faze te re dhe fale disa hapave qe po hidhen, shqiptaret do te jene ne nje situate shume me positive se sa me pare dhe do te mund te kontribuojne drejtperdrejte ne jeten politike dhe ne jeten administrative shume me teper se sa me pare.
Rama tha ser per ti dhene cilesi te re bashkepunimit te dy paleve Shqiperi-Mali I Zi, se shpejti do te organizojne nje takim dypalesh ne qytetin e Shkodres per te institucionalizuar mbledhjet e pervitshme te dy qeverive, per te percaktuar qellime te perbashketa me projekte konkrete dhe per ti ndjekur ato projekte ne baze te punes se perbashket te ministrive homologe dhe te dy qeverive.