Rajoni/Bota Më shumë

E tmerrshme / Në një aksident rrugorë humbin jetën..

Prej tvteuta23:26, 20 Qershor 2021

Të paktën 9 fëmijë dhe 1 i rritur kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti masiv në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete. Ngjarja ka ndodhur në shtetin Albamas shkruan BBC.

Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident, variojnë nga moshat 9 muajsh, e deri në 17 vjeç. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë rruga e lagësht, që ka shkaktuar përplasjet seri të automjeteve. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.
Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin.

Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.

Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë mediat e huaja. / BallkanWeb

  • 1

    Radio