Ekonomi Më shumë

DY MILION EURO GRANT PËR KOMUNËN E ULQINIT NGA QEVERIA E MALIT TË ZI

Prej tvteuta11:02, 23 Tetor 2015

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e të enjtes miratoj aprovimin e grantit me vlerë dy milion euro për  komunën e Ulqinit për realizimin e projektit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit. Bëhet fjalë për dhjetë për qind të mjeteve prej gjithsej 20 milion euro sa i takojnë Ulqinit nga kredia e Bankës zhvillimore gjermane (KfW). Nderkohe marrëveshja në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit për transferimin e dy milion euro të aprovuara do të nënshkruhet në ditët në vijim.

  • 1

    Radio