Dukaj: Ulqini ka potenciale të panumërta që mund ta renditin ndër destinacionet e preferuara evropiane
Prej tvteuta13:03, 1 Prill 2023
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se Ulqini, si një nga vendet me plazhet më të bukura të detit Adriatik, ka potenciale të panumërta që mund ta bëjnë këtë komunë një nga destinacionet e preferuara turistike evropiane.
Këtë e ka thënë Dukaj në mesazhin e urimit drejtuar kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, kryetarit të Kuvendit, Ardijan Mavriqit dhe të gjithë qytetarëve, me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, 1 Prillit.
Ulliri shekullor, pasuritë e pasura natyrore i japin komunës suaj një shije të vërtetë europiane dhe mesdhetare dhe bukurinë e perlës më të vlefshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Administratës Publike.
Dukaj theksoi se Ulqini shquhet për harmoninë e tij multietnike dhe fetare, si dhe për aktivitete të shumta kulturore, artistike, sportive, arsimore dhe shkencore.