Aktuale Më shumë

Driton Llunjiq, kryetar i KK të PDS në Ulqin

Prej tvteuta15:02, 30 Dhjetor 2021

Në seancën e mbrëmshme të KK të PDS në Ulqin, Driton Llunjiq është zgjedhur kryetar i ri i kësaj partie në qytetin tonë.  Siç është bërë e ditur, Lunjiq ka theksuar se është i nderuar të jetë kryetar i kësaj partie në Ulqin dhe se është i vetëdijshëm për rëndësinë e besimit të treguar dhe se veçanërisht e vlerëson mbështetjen e kryesisë së mëparshme të Këshillit  Komunal. Nga PDS thonë se Lunjiq vjen në detyrë në një moment të rëndësishëm për Ulqinin, sepse kjo komunë është në prag të zgjedhjeve lokale.

Ish-kryetarët e këtij këshilli, Sead Osmanoviq dhe Loro Nrekiq, i ofruan mbështetje të plotë kryetarit të ri, thonë nga kjo parti. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, theksoi se zgjedhja e kryetarit të ri të PDS së Ulqinit përfundon përbërjen e re të këshillit komunal , por edhe e “përforcon me zgjidhje kadrovike me përvojë të konsiderueshme profesionale”.

Në pjesën e fundit të seancës foli koordinatori në emër të Kryesisë Leon Gjokaj, i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të proceseve reformuese brenda Partisë Demokratike të Socialistëve, jo vetëm në drejtim të përfshirjes së të rinjve por edhe profileve të reja që kanë energji dhe do të kontribuojmë në një moment të caktuar politik për shoqërinë përmes platformës  politike të kësaj partie, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio