Sociale Më shumë

DRAFT VEMDIMI MBI RREGULLIMIN E KOMUNIKACIONIT NË TERRITORIN E KOMUNËS SË ULQINIT

Prej tvteuta14:46, 21 Maj 2016

Kryetari i komunës së Ulqinit, në bazë të nenit 83 të statutit të komunë së Ulqinit, ka formuar komisionin për përpilimin e draftit të vendimit për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit. Komisioni draftin e vendimit për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit e ka përpiluar dhe e ka dorëzuar kryetarit të komunës. Kryetari i komunës  ka caktuar sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambienti që të përpiloi programin e diskutimit publik. Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit ka përmbledhur informacionet e duhura dhe ka përpiluar programin e diskutimit publik për draftin e vendimit mbi rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit. Diskutimi publik për draftin e vendimit mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit do të zgjasë 15 ditë, ai ka  filluar nga data 20.05.2016.

  • 1

    Radio