Aktuale Më shumë

Dozën e tretë të vaksinës e kanë marrë 43.927 qytetarë

Prej tvteuta11:18, 28 Nëntor 2021

Në Mal të Zi, 59.8 për qind të popullsisë së rritur  është vaksinuar, kurse janë rivaksinuar 55.7 për qind.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 273.517 persona ose 44.1 për qind dhe të dytën 254.594 ose 41.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në Mal të Zi, 552 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit dhe 525 janë rivaksinuar.

Gjithsej 43,927 persona morën dozën e tretë, dhe 1,043 në 24 orët e fundit.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

  • 1

    Radio