Dorëzohet padia kundër Mandiq dhe Knezheviq
Prej tvteuta13 April 2017
Prokuroria Speciale ka dorëzuar sot pranë Gjykatës së Lartë padinë ndaj zyrtarëve të Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, për pjesmarrje në përgatitjen e akteve terroriste në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit. Shtetasit rus Eduard Shishmakov dhe Vlladimir Popov akuzohen të jenë krerët e organizatës kriminele, kurse të tjerët si anëtar të saj. Me këtë padi, përveç Mandiq dhe Knezheviq, është i përfshirë edhe shoferi i Mandiqit Mihajllo Çagjenoviq, si dhe disa persona të tjerë me shtetësi serbe. Padia do të konfirmohet në 15 ditët e ardhshëm, kurse për gjygjtare është caktuar Suzana Mugosha.