Aktuale Më shumë

Ditë zie në Mal të Zi

Prej tvteuta10:16, 7 Maj 2023

Në Mal të Zi është ditë zie për dy tragjeditë në Serbi, ku humbën jetën 17 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.
Qeveria malazeze në seancën e së premtes ka marrë vendimin që sot të jetë Ditë zie.
Sot flamujt do të jenë në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike.
Programet publike, kulturore dhe argëtuese nuk do të zhvillohen në ambiente publike dhe nuk do të transmetohet muzika në ambientet e hotelierisë.
“Mediat elektronike dhe mediat tjera janë të obliguara që përmbajtjet e tyre programore t’i përshtatin për të shënuar ditën e zisë”, thuhet në Qeveri.

  • 1

    Radio