Sociale Më shumë

Ditë e zymtë tregu në Krajë. Mungon rinia

Prej tvteuta12:07, 21 Gusht 2020

Dita e tregut në Krajë,është një ditë ku kranjanët në përgjithësi dalin në Ostros ,disa për të tregtuar, të tjerët për tu takuar njëri me tjetrin. Ajo çfarë të bie në sy është numri shumë i vogël i të rinjëve. Në këtë treg mund të gjesh produkte të ndryshme, pemë,perime,nga donjë krap që tani është i rrallë,por edhe rroba të ndryshme të eksponuara në shtande.Kranjanët mundohen ta mbajnë këtë tradit ,ku dikur ky shesh vlonte nga njerëzit,tani i ngjanë pothuajse një dite të rëndomtë.

Çmimet e pemë-perimeve nuk ndryshojnë shumë nga çmimet që janë në tregun e Ulqinit.Në sy biejnë shitësit nga Ana e Malit të cilët mundohen që prodhimet e veta ti shesin në këtë treg.

  • 1

    Radio