Aktuale Më shumë

Diploma të falsifikuara në stomatologji dhe farmaci?

Prej tvteuta09:43, 12 Prill 2023

Prokuroria Themelore e Podgoricës do të hetojë nëse dhe sa farmacistë dhe stomatologë në Mal të Zi kanë diploma të falsifikuara.

Ministri pa portofol Zoran Miljaniq ka thënë për “Vijesti” se nga Fakulteti i Mjekësisë në Podgoricë i është përcjellë një kallëzim penal anonim për ekzistimin e mundshëm të diplomave të falsifikuara në stomatologji dhe farmaci nga vendet e rajonit, kallëzim të cilin ia ka përcjellë Prokurorisë së Lartë Shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka dorëzuar për në Prokurorinë Themelore të Podgoricës.

Miljaniq tha se pret që prokurorët ta marrin seriozisht këtë çështje.

  • 1

    Radio