Aktuale Më shumë

Deputetët përkrahin Nimanbegun. Dënuan gjuhën e urrejtjes

Prej tvteuta18:56, 18 Nëntor 2021

Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Malit të Zi, deputetët dënuan gjuhën e urrejtjes dhe mesazhet shoviniste drejtuar kundër deputetit genci Nimanbegu, nga drejtori i HE “Piva”, Radomir Radonjiq.

Për këtë, Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Liberale i dërguan një nismë deputetëve për t’u deklaruar lidhur me incidentin. Deputeti i PDS-së, Jevto Erakoviq, tha se dënojnë gjuhën e urrejtjes ndaj Nimanbegut “nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare, gjegjësisht ithtarët e tyre”.

Slaven Radunović (FD) tha se ai e dënon aktin e ndodhur dhe se personi në fjalë është i afërt me subjektin e tij, nuk do ta ndihmojë atë të shmangë kritikat.

Nënkryetarja e Kuvendit, Branka Boshnjak, u bëri thirrje të gjithëve që të ulin tensionet dhe të gjithë të dënojnë gjuhën e urrejtjes, e cila kohëve të fundit ka marrë përmasa alarmante. Millun Zogoviq (FD) tha se e kuptonte nevojën për të reaguar, por “asnjëherë nuk dëgjoi që demokratët e mëdhenj nga PDS të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes ndaj deputetëve të FD dhe pjesëtarët e popullit serb për vite me radhë”.

Deputeti Marko Millaçiq, për atmosferën e krijuar akuzoi PDS, e cila 30 vite në pushtet i shfrytëzonte ndarjet e tilla. Ai rikujtoi se ishte vetë presidenti aktual Millo Gjukanoviq, i cili në Kuvend e ka quajtur “rrugaç” zv.kryeministrin aktual, Dritan Abazoviq, i cili është pjestarë i një populli pakicë.

Deputeti Nimanbegu falënderoi mediat për informimin e incidentit dhe kolegët për mbështetjen. “Unë nuk ndihem viktimë, por është e qartë se ofendimet ndaj meje janë fyer ndaj njerëzve të mi. tha Nimanbegu. Ai shtoi se përgjegjësinë për këtë e ka shumica parlamentare dhe në këtë rast qeveria.

“Ne duhet të kuptojmë se Facebook-u është bërë një hapësirë publike dhe armë kundër njerëzve – burrave, grave, figurave publike.” Qeveria duhet të ndërmarrë hapa. Ministrja Srzentiq le të kujdeset që Facebook të punësojë njerëz nga Mali i Zi dhe le të parandalohet kjo gjendje. Ne individualisht nuk mund të ndjekim atë që njerëzit publikojnë”, tha Nimanbegu.

  • 1

    Radio