Damjanoviq: Të hyrat 30% më të larta se vitin e kaluar
Prej tvteuta18:51, 17 Korrik 2023
Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se të ardhurat nga sezoni turistik janë më të larta, por të gjithë duhet të tregojnë disiplinë dhe patriotizëm më të madh.
Ai për RTMZ theksoi se siç janë gjërat tani, nuk do të ketë nevojë për huazime të reja.
Damjanoviq tha se, kur është fjala për sezonin turistik, të hyrat janë rreth 30 për qind më të larta se vitin e kaluar.