Ekonomi Më shumë

Cungu: Viti 2017 ishte vit i konsolidimit dhe i fillimit të mjaft investimeve

Prej tvteuta10:27, 2 Janar 2018

Kryetari i Komunes së Ulqinit Nazif Cungu, the për Televizionin Teuta se në vitin 2017 pushteti lokal ka pasur disa arritje të mira, sidomos sa i përket zbutjes së problemeve financiare dhe fillimit të investimeve me rëndësi për qytetin.

Ai në këtë kontekst  veçoi ndërtimin e unazës në qendër të qyetit, rregullimin e trotuareve në Mëhalle të Re dhe Plloçë, shtrimim e rrugeve në bashkëpunim me qytetarët, dhe nënshkrimin e lejes për fillimin e investimit në rrjetin e kanalizimit për Bratice, Mal të Bardhe, Totosh dhe Kodra. Cungu shtoi se problemet e Komunës nuk janë zgjidhur akoma dhe se për kapërcimin e tyre duhet të vazhdohet puna e mirë edhe në vitet në vijim.

 

  • 1

    Radio