Aktuale Më shumë

Covid-19: Rasti i parë i “kraken” në Mal të Zi

Prej tvteuta13:15, 19 Janar 2023

Laboratorët e Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi kanë konfirmuar sot rastin e parë të infektimit me variantin Omicron BA.2, i cili në media njihet si “Kraken”. Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së vendeve ku është regjistruar një mutacion i një lloji shumë infektiv.
“XBB.1.5. është një nënvariant i ri i Omicron i krijuar nga kombinimi i dy nënvarianteve të tjerë të këtij lloji. Është regjistruar për herë të parë në tetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku aktualisht qarkullon. Vendet evropiane që deri më tani kanë raportuar raste të infektimit me nënvariantin XBB.1.5 janë Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Spanja, Suedia, Islanda, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia”, tha ISHP.
Ata theksojnë se evolucioni i virusit korona ka vazhduar në drejtim të shfaqjes së nënvarianteve më të lehtë për t’u transmetuar dhe që për fat të mirë në krahasim me të mëparshmet nuk shkaktojnë sëmundje më të rënda, veçanërisht në krahasim me variantin Delta të SARS-CoV-2.

  • 1

    Radio