Rajoni/Bota Më shumë

Çitaku: Nuk do jem pjesë e garës për kryetare të PDK

Prej tvteuta09:19, 25 Qershor 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut. Lajmin e konfirmoi vetë Çitaku ku tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti. Megjithatë, Çitaku s’e mohon që e ka menduar gjatë nëse duhet t’i futet garës për të parën e partisë dhe se nuk e përjashton mundësinë që të kandidoj për kryetare të PDK-së në konventën e ardhshme zgjedhore e cila mbahet pas dy vjetësh.“Unë do të kyçem aktivisht në PDK dhe po e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garoj, por tani për tani kam nevojë të familjarizohem”, tha Çitaku në deklaratën e saj.

  • 1

    Radio