Politikë Më shumë

Çapuni: Përgjigja e kryetarit të Komunës së Plevlës ndaj ftesës nga Kosova është qesharake

Prej tvteuta12:41, 21 Mars 2024

Përgjigja e kryetarit të Komunës së Plevlës ndaj ftesës për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë nuk është vetëm reflektim i mungesës së kulturës dhe nxitimit, por edhe i mosrespektimit të institucioneve të Malit të Zi, marrëveshjeve dhe detyrimeve të tij ndërkombëtare si dhe Marrëveshjes për mbështetjen parlamentare, konstituimin e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe prioritetet politike të Qeverisë së 44-të të Malit të Zi dhe shumicës parlamentare të mbledhjes së 28-të të Parlamentit të Malit të Zi, duke filluar nga preambula deri në nenin e fundit tha Ilir Çapuni.

 

Për momentin, këto shpërthime emocionesh janë vetëm sensacione mediatike, por ne shprehim indinjatën e thellë për to dhe u bëjmë thirrje nënshkruesve të Marrëveshjes dhe Qeverisë së Malit të Zi që të distancohen qartë prej tyre.

Kryetari i Komunës së Plevlës nuk duhet të presë vitin e ardhshëm për të shkuar në Prizren. Mund të shkoj këtë vit dhe tani. Në pikën kufitare do të mirëpritet nga institucionet e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, ku do të mësojë diçka për promovimin e turizmit vendor e rajonal, bukuritë natyrore, pasuritë kulturore, si dhe atraksionet turistike të Kosovës dhe rajonit. Nëse vendos të hyjë nga një “hyrje” tjetër, do të përshëndetet profesionalisht nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i shtoi Çapuni.

  • 1

    Radio