Rajoni/Bota Më shumë

Cakaj: Nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie

Prej tvteuta09:26, 23 Qershor 2021

Ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka sqaruar lidhur me spekulimet mediatike se ai mund të jetë njëri nga kandiatët për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. Ndryshe, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës të hënën ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Konventa e partisë është caktuar më 3 korrik 2021, ditë e shtunë, kurse këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

  • 1

    Radio