Aktuale Më shumë

Bozhoviq i caktohet masa e paraburgimit 30-ditorë

Prej tvteuta16:48, 15 Prill 2023

Kryetarit të Budvës, Millo Bozhoviq, i cili u arrestua për dyshime se është pjesë e klaneve kriminale dhe për kontrabandë të lëndëve narkotike, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Bozhoviq akuzohet së është pjesë e klanit në të cilin bëjnë pjesë krimineli i njohur Radoje Zvicer dhe polici në kërkim Ljubo Milloviq, ndërsa si arsye për paraburgim është theksuar mundësia që Bozhoviq ti kontaktojë dhe të ndikojë në favor të tij.

Avokatët e kryetarit të Budvës, në ankesën e tyre kundër vendimit të gjyqtarit Goran Shqepanoviq, theksuan se Bozhoviq nuk i njeh Zvicer dhe Milloviq, dhe se është absolutisht e pamundur gjetja e tyre, pasi këtë nuk ka arritur ta bëjë as policia. Prokuroria ka prova nga aplikacioni Sky se Bozhoviq ka pasur kontakte me një pjestar të klanit kriminal, Mileta Ojdaniq, për të cilin mendohet se është edhe kumbari i tij.

Por avokatët e hodhën poshtë këtë pretendim, duke thënë se Bozhoviq e njeh Ojdaniq, por se nuk kanë lidhjet e përmendura, ndërsa kategorikisht mohuan se ai ka përdorur aplikacionin Sky. Bozhoviq është kryetari i tretë i Budvës që arrestohet për verprime kriminale, pasi më herët për dëme ekonomike dhe korrupsion ishin dënuar kryetarët Rajko Kuljaça dhe Llazar Ragjenoviq.

  • 1

    Radio