Rajoni/Bota Më shumë

Bota reagon kundër Trump

Prej tvteuta09:42, 2 Qershor 2017

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi që të tërheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e Parist për klimën dhe reagimi botëror nuk vonoi të vinte. Shefi i OKB-së Antonio Guterres e cilësoi vendimin amerikan një zhgënjim të thellë, ndërsa Bashkimi Evropian në një komunikatë për shtyp tha se kjo ishte një ditë e trishtë për botën.

Por, disa republikanë veteranë dhe industria amerikane e qymyrit, e mbështetën vendimin e Trump. Ky i fundit tha se marrëveshja ndëshkonte SHBA dhe do t’i kushtonte miliona vende pune amerikanëve. Presidenti Trump tha se ishte i përgatitur që të negocionte një marrëveshje të re apo të fliste për përmirësimin e të vjetrës, ndërsa shtoi se ishte zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut dhe jo ata të Parisit. SHBA gjithashtu do të ndalojë financimet për fondin e klimës së gjelbër të OKB-së.

  • 1

    Radio