Aktuale Më shumë

Bereqeti: 130 pako për familjet në nevojë

Prej tvteuta18:37, 19 Prill 2023

Komisioni “Bereqeti” i cili vepron pranë Bashkësisë Islame të Ulqinit ka vazhduar me aksionet për ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Në kuadër të festës së Bajramit do të shpërndahen 130 pako ushqimore, me vlerë rreth 50 euro secila, në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë, tha imami Mirsad Muça.

Ai shtoi se gjatë muajit të Ramazanit kanë pasur një sërë aksionesh të ngjajshme, dhe shprehu besimin se duke falenderuar donatorët ,  do të vazhdohet më to edhe në të ardhmen.

  • 1

    Radio