Rajoni/Bota Më shumë

Basha rizgjidhet kryetar i PD

Prej tvteuta09:57, 24 Korrik 2017

Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Qendror Elektoral në Partinë Demokratike, në përfundim të numërimit të kutive nga 68 degët e Partisë Demokratike, shpalli rezultatin përfundimta, sipas të cilit kryetari aktual Lulzim Basah u rizgjodh me shumicë votash në krye të partisë “Numri i votuesve është 5.9834. Fletë votimi të dëmtuara gjatë procesit janë 61 copë, të pavlefshme janë 766, të vlefshme janë 59067 te vlefshme.

Për kandidatin Lulzim Basha janë 53931 dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136. Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha”, tha Jemin Gjana. Në zgjedhjet e së shtunës, morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote nga 103.952 anëtarë që ka Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio