Aktuale Më shumë

Basha kërcënon Berishën me perjashtim nga partia

Prej tvteuta09:28, 18 Nëntor 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të kësaj partie se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti. Ai tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend do të dalin të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE. Më tej, kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha. “Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, tha Basha.

  • 1

    Radio