Aktuale Më shumë

Ballkani Përendimor nga 1 korriku lirohet nga pagesa e romingut

Prej tvteuta21:27, 25 Qershor 2021

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, tha se heqja e tarifave të romingut në Ballkanin Perëndimor që nga 1 korriku është një arritje e rëndësishme për Malin e Zi si një nga nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje. “E cila tregon qartë se bazat e zhvillimit ekonomik mund dhe duhet të ndërtohen mbi dialogun dhe bashkëpunimin e përbashkët,” tha Milatoviç në një takim ministror me titull “Rruga drejt Romingut të Lirë në Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt sot në Podgoricë. Ai shtoi se Qeveria e re udhëhiqet nga i njëjti parim dhe qasje, jo vetëm në drejtim të pranimit në BE, por edhe rimëkëmbjes më të shpejtë ekonomike të vendit. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme për turizmin, ku shërbimet dixhitale mund të përdoren për strehim, udhëtime ose lëvizje,” tha Milatoviq.

Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq tha se heqja e romingut është një ditë historike për rajonin. “Më 1 korrik, Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë romingu. Kufijtë e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të padukshëm,” tha Abazoviq.

  • 1

    Radio