Aktuale Më shumë

Autobusi ka dalë nga rruga në Obzovicë, disa të lënduar, jozyrtarisht mësohet se ka edhe humbje jete

Prej tvteuta13:23, 19 Shtator 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën kryesore Cetinë – Budvë kur autobusi “Papoviq” ka zbritur nga rruga, njofton Drejtoria e Policisë. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për viktima. Nga policia na thanë se deri më tani është konfirmuar se ka më shumë të lënduar.

Nga Administrata e Policisë së Komunikacionit kanë njoftuar se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona.

“Sot në ora 12:10 një autobus është aksidentuar në rrugën Budvë-Cetinë, nga aksidenti janë lënduar disa persona”, deklaruan nga policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur automjetet e zjarrfikësve dhe ambulanca dhe policët po evakuojnë të plagosurit.

 

  • 1

    Radio