Atletët e Ulqinit përsëri më të mirët në Nikshiq
Prej tvteuta15:41, 19 Gusht 2019
Nën patronazhin e Lidhjes së Atletikës në Mal të Zi dhe të organizuar nga Klubi i altetikës “Nikshiq” u mbajt Memoriali i III Ndërkombëtar “Ing. Vukashin Zhizhiq” në hedhjen e gjyles, si dhe Kampionati i tetë i Malit të Zi në vrapimin malor. Garueset nga Ulqini zunë tre vendet e para në konkurencën e vorbullave për vajza. E para ishte Nora Selçanin, e dyta Antonela Gazivoda, kurse e treta doli Suzana Tafiq, të cilat janë anëtare të KA “Orion”. Në garën e vorbullave për pionierët djem, më i miri ishte Elijan Dervisheviq nga Orion, ndërsa tjetri ishte Milivoje Pajoviq. Në kategorinë e femrave në 400m, vendi i parë shkoi për Elzana Guberiniq, po ashtu nga klubi Orion nga Ulqini, vendin e dytë për shoqen e saj të klubit Nejra Suljeviq, dhe vendi i tretë i shkoi Ana Zhizhiq nga Beogradi. Nemanja Madzhgalj nga Orion, ishte i pari në kategorinë e moshës 9-11 vjeç.