Aktuale Më shumë

Arrestohet një punonjës i pikës së karburantit, i dyshuar për vjedhjen e 84 mijë eurove

Prej tvteuta15:08, 4 Maj 2023

Punonjësi i pikës së karburantit N.M. (44) në Tivar është arrestuar nën dyshimin se ka përvetësuar rreth 84.000 euro nga arka.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, i dyshuari akuzohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës në veprimtari afariste.

Ai me kallëzim penal është dërguar në Prokurorinë e Shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Tivar.

“N.M., dyshohet se në cilësinë e zëvendësmenaxherit në një pikë karburanti në Tivar, ka shpërdoruar pozitën dhe besimin në lidhje me disponimin e pasurisë së atij subjekti afarist, në mënyrë që ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme kasafortën metalike, e cila ndodhet në zyrën e menaxherit në pikën e karburantit dhe ka përvetësuar para në vlerë rreth 84.000 euro”, përfundon deklarata.

  • 1

    Radio