Sporti Më shumë

Anëtarët e klubit të aikidos “Ulqini” do të marrin pjesë në seminar në Japoni

Prej tvteuta15:11, 20 Gusht 2019

Me rastin  50-vjetorit të themelimit të diciplinës sportive Aikido tandoryu, në Japoni në tetor do të mbahet seminari botëror në të cilin marrin pjesë edhe katër anëtarë nga Mali i Zi. Aleksandër Daboviq, nga klubi aikido “Ulqini”, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta, tha se me kënaqësi e kanë pranuar ftesën që të jenë mysafir në këtë seminar i cili do të mbahet në afërsi të malit Fuxhi. “Klubi ynë kishte nderin që të merret pjesë edh enë 40-vjetorin e themelimit të kësaj dicipline dhe tani do të kemi rastin të jemi edhe në jubileun e 50-vjetorit i cili do të mbahet prej 18 deri më 21 tetor në Tokio.Nga klubi ynë do të marrin pjesë 4 anëtarë dhe do të jetë një eksperiencë e paharruar për të gjithë.”, tha Daboviq. Ai u bëri thirrje të gjithë afaristve në Komunën e Ulqinit që të japin kontributin e tyre dhe të ndihmojnë udhëtimin e klubit nga Ulqini, në mënyrë që qyteti ynë të përfaqësohet sa më denjësisht.

  • 1

    Radio