Aktuale Më shumë

“American Dream” : historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës erdhi në Ulqin

Prej tvteuta15:42, 18 Gusht 2023

“American Dream”: historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar shkruar nga Dr. Eris Rusi.

Në mjediset e Librarisë “Ulqini” dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në kuadër të Panairit të Librit –  Ulqin 2023 u bë promovimi i librit “Ëndrra Amerikane”.

“Ëndrra Amerikane”  – është një libër që tregon për agoninë dhe dhe ringjalljen e një prej dëshmitarëve të dhjetra të rinjëve që u arratisën nga Shqipëria gjatë kohës së regjimit komunist. Beqir Potka nën pendën e Eris Rusit ka shumë për të dëshmuar. Momentet e arratisjes prej vendit të tij, qëndrimi në kampin me të arratirus në Greqi e më tej largimin të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Beqir Potka , protagonisti i librit në rrëfimin e tij të sinqert dhe modest shprehet ndër të tjera se dëshira e tije ishte që të ngelte historija sepse jeta nuk është gjithmonë fushë me lule, por një ditë mund të bëhet e tillë nëse ne si individë vendosim që të bëjmë gjënë e duhur në kohën e duhur.

“American Dream” nuk është vetëm një biografi por ai sjellë vlera mirëfilli letraro artistike.

Takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ndërsa historia e jashtëzakonshme njerëzore, bëri që Rusi të kërkonte të hidhte në letër gjithë kalvarin e vuajtjeve që shoqëruan Potkën deri në momentin kur u zhvendos në SHBA dhe ndërtoi atje jetën e tij, sot si biznesmen.

Eris Rusi shprehet se ky libër është jo vetëm historia individuale e një njeriu, por ilustrim i shpirtit, që arrin të sfidojë të pamundurën, të kërkojë dritën dhe të gjejë shtegun e shpëtimit, përmes këmbënguljes dhe guximit për të sfiduar gjithçka që del përpara si pengesë. Rrëfimi i Potkës, është zëri i një njeriu që ka jetuar në dy kohë të ndryshme.

Mesazhi që Potka përcjell është i qartë, se një njeri mund tja dalë mbanë në çdo situatë, vetëm përmes vendosmërisë drejt qëllimeve të mira.

  • 1

    Radio