Aktuale Më shumë

“Afera e fundit duhet të jetë me interes për prokurorinë”

Prej tvteuta15:50, 14 Nëntor 2021

Ish-manjati shqiptar i naftës Rezart Taçi përmendi presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq në rastin e pagesave të dyshimta miliona dollarëshe, të cilat po hetohen nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Duke u nisur nga kjo kanë reagur nga Partia Popullore Socialiste e Malit të Ziduke thënë se : “Afera e fundit, e cila i referohet transkripteve të bisedimeve të ish-manjatit shqiptar të naftës, Rezart Taçi, në të cilën përmendet presidenti malazez Millo Gjukanoviq, duhet të jetë objekt i interesimit të prokurorëve tanë.”

“Pas zbulimit të krijimit të trusteve jashtë kufijve të Malit të Zi, i cili është i dokumentuar në “Pandora”, nuk ka kaluar shumë kohë dhe emri i Gjukanoviq përmendet sërish, në rastin e një pastrimi të mundshëm prej 20 milionë eurosh, thuhet në deklaratë.

Ata theksojnë se nuk kanë iluzione se Prokuroria në krye me Milivoje Katniqin do ta marrë më seriozitet këtë rast.

“Prandaj, edhe një herë theksojmë domosdoshmërinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të Këshillit Prokurorial, në mënyrë që të krijohen parakushte për procedim adekuat të këtij dhe të gjitha rasteve tjera që vënë në pikëpyetje reputacionin e Malit të Zi dhe rrugën tonë evropiane”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio