Aktuale Më shumë

Abazoviq: Sezoni turistik 20% më i mirë se vitin e kaluar

Prej tvteuta15:54, 26 Korrik 2023

Në Liqenin e Biogradit sot u mbajt seanca tematike e Qeverisë së Malit të Zi me temë “Turizmi”. Sezoni turistik aktualisht është 20 për qind më i mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo degë e ekonomisë mundëson qëndrueshmëri të plotë të Malit të Zi dhe financave publike, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë ose të paktën jo në këtë shkallë. Kjo do të thotë se ne gjenerojmë të hyra të mjaftueshme për t’i mbuluar shpnezimet pa asnjë problem – tha Abazoviq.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, tha se sezoni turistik shoqërohet me sfida që kanë të bëjnë me infrastrukturën, gjegjësisht trafikun dhe mbingarkesën në pikat kufitare, si dhe furnizimin me ujë, por të gjitha këto probleme janë më të pakët se sa pritej. Në seancë ishte prezent edhe Drejtori i Entit për Punësim, Gzim Hajdinaga, i cili tha se për momentin në Mal të Zi janë regjistruar 39.317 persona të papunë.

“Krahasuar me vitin e kaluar kjo është 12.6 për qind më pak. Enti i Punësimit ka punuar me një politikë aktive të punësimit dhe ka hapur katër nga gjashtë programet e politikave aktive në drejtim të punësimit, ndërsa dy janë në vazhdim, që do të thotë se janë duke u hapur 1900 vende të reja pune. “ – theksoi Hajdinaga.

  • 1

    Radio