Aktuale Më shumë

Abazoviq pret Piquemal: Brendi “Hilton” në Ulqin, moment i veçantë për turizimin e qytetit

Prej tvteuta17:36, 27 Korrik 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq sot ka takuar nënkryetarin e brendit hotelier Hilton, z. Dominique Piquemal dhe investitorin e ri për lokacionin e ish-Hotel Jadran në Ulqin, z. Arbër Kryeziu. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, z.Omer Barjaktari.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për interesimin e një marke hoteliere me rëndësi globale si Hilton për të vazhduar zgjerimin e prezencës së saj në Mal të Zi, më saktësisht në Ulqin, ku ka potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të një destinacioni unik turistik dhe ku ardhja e një hoteli me pesë yje shënon një fillim të ri për qytetin.

Ai theksoi gjithashtu progresin e madh në ofertën turistike në Mal të Zi në periudhën paraprake, si dhe përpjekjet e bëra që destinacioni të jetë atraktiv 365 ditë në vit, për çka ky hotel do të jetë i një rëndësie kyçe. U konstatua se markat globale të hoteleve tashmë kanë arritur sukses të konsiderueshëm dhe rezultate të mira në Mal të Zi, dhe se investimet e reja paralajmërojnë vazhdimin e këtij trendi në të ardhmen.

Duke qenë se 60% e biznesit të Hilton është tregu amerikan, i cili është gjithashtu një treg i rëndësishëm strategjik për Malin e Zi, baza e rëndësishme e Hilton-it me mysafirë të rregullt do të ndihmojë në afrimin më të madh të këtij destinacioni në këtë treg dhe do të sjellë mysafirë të rinj në Mal të Zi.

  • 1

    Radio