Aktuale Më shumë

Abazoviq ka vizituar Arqipeshkvinë e Tivarit me ministra

Prej tvteuta09:55, 10 Prill 2023

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq dhe Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ishin dje mysafirë të Kryepeshkopit të Tivarit Rrok Gjonlleshaj në selinë e Kryepeshkopatës së Tivarit në Tivar me rastin e Pashkëve.

“Ne jetojmë së bashku çdo ditë që Zoti na dha atë privilegj,” tha kryeministri Abazoviq me këtë rast.

Në pritjen solemne të Pashkëve morën pjesë edhe nunci apostolik për Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi, Kryepeshkopi Françesku Asisi qulikat, famullitari i Tivarit Slobodan Zekoviq, kryetarja e Komunitetit Hebraik të Malit të Zi Nina Ofner Bokan, kryetar i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, kryetar i Komuna Nik Gjeljoshaj, ambasador i Ukrainës në Mal të Zi Gori Oleg Gerasimenko.

  • 1

    Radio