Nadali eliminon gjermanin Hanfmann
Prej tvteuta16:17, 19 Janar 2022
Rafael Nadal ka vazhduar me sukses në “Australian Open” duke fituar me lehtësi përballë gjermanit, Yannick Hanfmann.
Nadali triumfoi 3:0 në sete të mërkurën, 6:2, 6:3 dhe 6:4. Bartësi i gjashtë i garës, Nadal, synon rekordin që nuk e ka askush në tenis në konkurrencën e meshkujve. Në rast të triumfit në këtë turne, Nadali do të kishte 21 tituj Grand-Slam të fituara.
Me nga 20 tituj janë edhe Roger Federer dhe Novak Gjokoviq. Gjokoviqi u dëbua nga Australia shkaku i për shkak të rregullave të vaksinimit kundër koronavirusit, ndërsa Federeri nuk mori pjesë për shkak se është duke u shëruar nga lëndimi.