Slider Më shumë

Rekord i ri botëror: 1 milionë raste ditore me Covid 19

Prej tvteuta09:24, 31 Dhjetor 2021

Numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 1 milion, për herë të parë që kur janë shënuar rastet e para me virus, dy vjet më parë. Infektimet e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në nivelin më të lartë, të shkaktuar më së shumti nga numri i madh i rasteve me variantin më të ri, Omicron.

Australia po ashtu ka shënuar rekord rastesh të enjten, ndonëse ngushtoi përkufizimin e saj të kontakteve të ngushta të rasteve me koronavirus, dhe kërkesave të relaksuara për testet COVID-19, në një përpjekje për të lehtësuar presionin në vendet e testimit.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se variantet Omicron dhe Delta mund të prodhojnë një “cunami” të rasteve të COVID-19 që do të ushtrojë “presion të jashtëzakonshëm” në sistemet e kujdesit shëndetësor.

  • 1

    Radio