Aktuale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshja kolektive. Rritje e pagave për të punësuarit në shëndetësi

Prej tvteuta15:04, 30 Dhjetor 2021

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe përfaqësuesit e sindikatave përfaqësuese të shëndetësisë nënshkruan Marrëveshjen Kolektive për rritjen e pagave në shëndetësi, kështu që nga 1 janari 2022 pagat për personelin mjekësor do të jenë më të larta 30-40 për qind, ndërsa për personelin jomjekësor  ndërmjet 13-26 për qind. Në emër të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, kontratën e ka nënshkruar Ljiljana Krivokapiq, ndërsa në emër të Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të Malit të Zi, Nebojsha Radonjiq.

“Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes Kolektive me sindikatat përfaqësuese të shëndetësisë, po realizojmë atë që premtuam një vit më parë se do të rrisim pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor, tha ministrja e Shëndetësisë pas nënshkrimit të kontratës. Ajo theksoi se është hera e parë që Qeveria e Malit të Zi inicon rritje të pagave në shëndetësi, zvogëlon pabarazinë në paga, kështu që rritjen më të lartë e kanë punëtorët me koeficient më të ulët, ndërsa më të vogël drejtorët e institucioneve shëndetësore.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të Malit të Zi, Nebojsha Radonjiq, vlerësoi, siç tha ai, rritjen e madhe të pagave të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë, por po ashtu theksoi se në periudhën e ardhshme do të përpiqen për barazimin e pagave të stafit jomjekësor ato të atij mjekësor.

  • 1

    Radio