Slider Më shumë

OBSH: Pandemia nuk merr fund pa shpërndarje të barabartë të vaksinave

Prej tvteuta09:18, 30 Dhjetor 2021

Qarkullimi njëkohësisht i varianteve Delta dhe Omicron të Coronavirusit po krijon një “cunami infektimesh”. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai  përsëriti thirrjen e tij drejtuar vendeve të fuqishme që të garantojnë një shpërndarje më të barabartë me vendet e tjera të vaksinave.  Ghebrejesus theksoi se, OBSH po lobon që çdo vend të arrijë objektivin e 70 për qind të popullsisë së vaksinuar brenda gjysmës së parë të 2022-shit, që do të ndihmonte në tejkalimin e fazës akute të pandemisë. Sipas ekspertëve, faza në fjalë mund të përfundojë vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se koronavirusi do të zhduket

  • 1

    Radio