Aktuale Më shumë

Përfundon drama në Tivar. Begziq dorëzohet

Prej tvteuta17:20, 28 Dhjetor 2021

Në filialën e bankës NLB në Tivar, sot filloi një dramë e vërtetë pasi një person, atëherë i panjohur, i pajisur me mjete eksplozive, kërcënoi se do të hidhte në erë ambientet e bankës nëse nuk plotësohen kërkesat e tija. Më pas u bë e njohur se personi në fjalë është Edin Begziq, prindërit e të cilit ishin të punësuar në ndërmarrjen “Primorka”, e cila ndodhet në një proces gjygjësor pasi persona të caktuar, në bashkëpunim me ish drejtorin e bankës NLB , para 10 viteve u përfshinë në keqpërdorimin e disa milionave euro të ndihmës shtetërore drejtuar për këtë ndërmarrje.

Begziq më parë postoi edhe një video në rrjetin social youtube, ku paralajmëroi organet e rendit që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër tij, përndryshe do të aktivizonte mjetet shpërthyese. Në ambientet e bankës nuk pati të punësuar, kurse policia bëri evakuimin e personave në ndërtesë. Drama zgjati për disa orë, gjatë të cilëve përfaëqsues të policisë u munduan që të qetësojnë situatën duke negocuar me Begziq. Ai si kusht të vetëm kishte që ish të punësuarve në “Primorkë” tu paguhen sa më parë detyrimet. Ai pranoi të dorëzohet pas bisedës me zv.kryeministrin Dritan Abazoviq,  i cili të premten do të presë të punësuarit në këtë ndërmarrje. Pas dorëzimit, Begziq u shoqërua në ambientet e Degës së Policisë në Tivar.

  • 1

    Radio